Avioni qeveritar i Venizelos bën ulje emergjente në Selanik

Selanik- Avioni qeveritar i cili transportonte zv/kryeministrin njëkohësisht dhe ministrin e Jashtëm Evangelos Venizelos nga Ankara drejt Athinës, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Selanik.Ulja emergjente ndodhi të premten e 29 gushtit, një ditë pasi Venizelos kishte   marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.Avioni bëri ulje emergjente për shkak të një problemi teknik.Sipas mediave vendasve në fluturim e sipër është thyer xhami në krah të pilotit duke detyruar të bëjë uljen emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Selanikut.Gjatë vizitës në Ankara Venivelos i përcolli një letër Erdogan nga presidenti qipriot Nicos  Anastasiades ku i bënte thirrje kreut të ri të shtetit turk për të gjetur një bashkëpunim dhe një rrugë për të zgjidhur cështjen Qipros. Erdogan pritet të vizitojë Qipron të hënën më 1 shtator dhe kjo vizitë do të ndiqet me interes edhe nga Athina.