Erisa Xhixho zv/ministrja e Integrimit Europian, në vend të Majlind Lazimit

Erisa Xhixho do të jetë zëvendësministrja e Integrimit Europian, e cila do të zërë vendin e Majlind Lazimit që mori postin e Drejtorit të Postës Shqiptarë.Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.Erisa Xhixho ka qenë përfaqësuese dhe një nga aktivistet me të njohura të Lëvizjes Socialiste për Integrim. PËR EMËRIM NË DETYRËNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i MinistraveVENDOSI:Znj. Erisa Xhixho emërohet zëvendësministër i Integrimit Evropian.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.KRYEMINISTRIEdi Rama