Samiti i Berlinit, Thaçi: Kosova tashmë ka vend në arkitekturën e Europës
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar samitin e Berlinit për Ballaknin Perëndimor, duke deklaruar se Kosova tashme e ka vendin në arkitekturën e Europës moderne.Në një postim në rrjetin social facebook pas përfundimit të Samiti Thaçi ka falenderuar kancelaren Angela Merkel, SHBA dhe BE që kanë bërë që republika më e re europiane, pas konflikteve të shumta në Ballkan tashmë të jetë factor stabiliteti.“Kosova tani e ka vendin e vet të sigurtë dhe të palëkundshëm në arkitekturën e Europës moderne. 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, pas katrahurave tona nën okupim njëshekullor dhe e rrethuar me konflikte tjera të përgjakshme midis shteteve të Ballkanit, republika më e re europiane është faktor stabiliteti dhe progresit shtet-ndërtues. Për këtë falënderojmë Gjermaninë nën lidershipin e Kancelares Merkel, miqt e tjerë në Quint, rolin e pazavendësueshëm te SHBA-ve si dhe të gjitha shtetet e BE-së që kanë hapur dyert për perspektiven europiane të shtetit tonë. Jemi në një momentu të ri, kualitativ për Kosovën europiane“, shkruan Thaçi.