Tjetër atentat. Në Fier 2 plumba në kokë 49-vjeçarit, rëndë në spital
Fier- Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e së enjtes 28 gusht 2014 në qytetin e Fierit.Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 lagjen "29 Nëntori", në një lokal në pronësi të 49-vjeçarit të plagosur Jorgaq Kule.Në momentin e ngjarjes 49-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij dhe mësohet se ka marrë 2 plumba në kokë.Menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të qytetit të Fierit, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.Aktualisht, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe një predhë.Pista e hetimitPistat kryesore të hetimit të këtij atentati, sipas policisë, lidhen me të kaluarën e 49-vjeçarit, i cili ka qenë i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni. Jorgaq Kule ishte akuzuar dhe për një vrasje në 97, por nuk u provua asnjëherë. Ndërkohë në 2002 gjatë një operacioni të koduar “Merimanga” Kule u arrestua me armë, drogë pasaporta false dhe nën shoqërinë e një 22 vjeçare. Policia atëherë ngriti akuzën për trafik prostitucioni.Në lidhje me ngjarjen e mesnatës së 28 gushtit, policia e Fierit deklaron se ka identifikuar autorët, por pa dhënë emra për shkak të sekretit të hetimit.