Një shqiptar i vdekur dhe një i plagosur në kufirin me Serbinë

Një kosovar është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga xhandarmeria serbe në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.Mediat kosovarë raportojnë se ngjarja ka ndodhur mes fshatrave Dumnicë e Poshtme dhe fshatit Perpellac, komuna e Podujevës. Sipas Policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në territorin e Republikës së Serbisë.Viktima është Fatmir Mehmeti nga fshati Dumnicë e Epërme, ndërkaq i plagosuri është një 37 vjeçar nga fshati Llaushë.Me të marrë informacionin Policia e Kosovës përmes njësive të rendit dhe ato nga Policia kufitare kanë dalë në atë zonë me qellim të marrjes se informacioneve dhe trajtimit dhe hetimit të këtyre informatave.“Bazuar në informatat që ka Policia e Kosovës disa persona kishin kaluar kufirin në atë zonë me qëllim të prerjes së paligjshme të druve ku sipas informatave kishte ndodhur incidenti dhe personi i plagosur ishte arrestuar nga Policia e Serbisë dhe gjendet në trajtim në Serbi. Bazuar në ketë rast por edhe rastet e tjera të kësaj natyre Policia e Kosovës vë në dijeni të gjithë qytetarët e Kosovës se veprimet e tilla të kalimit të kufirit në mënyrë të paautorizuar janë veprime të kundërligjshme dhe si pasojë janë të dënueshme. Duke ju referuar rasteve të tilla Policia e Kosovës apelon dheju sqaron të gjithë qytetarëve të Kosovës e sidomos atyre që banojnë në zonat kufitare se këto veprime përveç që janëkundërligjore janë shumë të dëmshme edhe për vetë imazhin e shtetit të Kosovësduke ndikuar edhe në cenimin ekufirit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe në disa raste sipasojë eincidentevetë dhunshme ka pasuredhe persona të lënduar”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës, raporton RTKPolicia e Kosovës njofton të gjithë qytetaret se personat që hasen duke kryer veprime të tilla, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj tyre për veprat penalepër kalim të paautorizuar të kufirit apo tentim kalimin e paautorizuar të kufirit dhe prerjes së paligjshme të druve.Ndërkaq, gjatë ditës mediet kanë raportuar për vrasjen e një pjestari të xhandarmërisë serbe.