Shumica rrëzon Presidentin, i anulon dekretet në komisione

Tiranë-Breshërisë me ligje të rrëzuara nga Presidenti i Republikës, mazhoranca, sot,  i është përgjigjur me të njëjtën monedhë.Në komisionin e Ligjeve dhe atë të Sigurisë deputetëve të majtë u kanë mjaftuar shumë pak argumenta dhe komente për të hedhur në kosh firmën e Kreut të Shtetit, përfshirë këtu dhe ligjin për ndarjen e re territoriale.Për ta bërë këtë, deputetët e Partisë Socialiste dhe LSI-së, nuk kursyen Nishanin, duke i cilësuar argumentat e tij qesharake.Ndryshe nga çkishte kërkuar në momentin kur i tha jo ligjeve të shumicës, Presidenca nuk ishte në Komision për të mbrojtur firmën e Nishanit."Referuar prononcimeve Tuaja se arsyetimet e kthimit të ligjeve nga Presidenti i Republikës janë "të dobëta" kërkojmë t'i mbrojmë para Komisionit duke respektuar parimin e të drejtës për t'u dëgjuar"pati kërkuar Presidenti.Komisioni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë , rrëzuan dekret për Reformën Territoriale, Keshillin e Lartë të Drejtësisë,Shkollën e Magjistaturës,Gjykatën Administrative dhe Ligjin e Policisë, pa kursyer batutat për argumentat e Presidencës.12:30- Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin për ligjin e Policisë së Shtetit. Deputeti Paulin Stërkaj tha se Presidenti Nishani nuk ka moralin të kthejë ligje pasi ëhstë votuar me shumicë të thjeshtë.“Ky President nuk ka moralin të kthej ligje pasi eshte votuar me shumice te thjeshte, nderkohe qe ky ligj eshte votuar me shumice me te cilësuar. Po te votohet sot ky President as 35 vota si merr se keshtu eshte katandis ky President”.“Presidenti thotë se rrezikohet pavarësia e Policisë së Shtetit pasi ministri është politik, argument qesharak” u shpreh Balla.“Ne nuk duhet të përfitojmë nga ky çast që ta coptojmë Presidentin, pasi ai është në hallet e tij” tha kreu i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.12:11- Nis mbledhja e Komisionit të Sigurisë, ku po shqyrtohet dekreti i kthyer nga Presidenti për ligjin për policinë e shtetit.Në nisje të diskutimeve, relatori i ligjit, Arben Çuko, tha se Nishani me këto qëndrime nuk mund të quhet më President i Republikës, por i PD-së.12:00 –Pas rrëzimit të dekretit për ligjin e KLD-së dhe gjykatën administrative, mazhoranca në Komisionin e ligjeve ka rrëzuar edhe dekretin e shumëdebatuar për reformën administrative-territoriale.Bashkim Fino, në cilësinë edhe të kryetarit të komisionit për këtë reformë, tha se në vazhdimësi e ka thirrur për Presidentin për diskutime, por ai zgjodhi të diskutojë vetëm me 24 komisionerët e PD-së.“Më 31 korrik e falenderova Presidentin për heshtjen, në lidhje me ligjin, por mesa duket e zgjova.Në vazhdimësi e kemi thirrur Presidentin, por ai në asnjë moment nuk na u përgjigj.Në fund, Presidenti bëri një gabim trashanik, thirri në takim 24 komisarë të PD. Presidenti përfaqëson unitetin e kombit, kjo është e pafalshme, kthimi i ligjit është çështja politike e tij, pasi nuk mund te shkeputet nga instikami i tij politik” tha Fino.11:00- Mazhoranca rrëzon dekretin për Gjykatën Administrative, Braho: Boll me komediMazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Nishani për Gjykatën Administrative.Përfaqësuesi i LSI në Komisionin parlamentar të Ligjeve, Spartak Braho akuzoi Presidentin se ka shpërdoruar detyrën.“Nuk duhet ta zgjasim shumë këtë komedi, këto relacione për ligjet i kemi dëgjuar nga tre here” tha ai.10:30 -Vetëm me pjesmarrjen e deputetëve të mazhorancës, Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e ligjit për KLD, të kthyer për rishqyrtim nga Presidenti Nishani.Relatori i ligjit për KLD, Armando Subashi, gjatë diskutimeve shprehu keqardhje që Presidenti ktheu për rishqyrtim këtë ligj.“Ky ligj u kthye vetem për nje nen ku behet fjale per zgjedhjen e nenkryetarit te KLD.Më vjen keq që Presidenti nuk ka lexuar me kujdes vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ndryshimet që ne bëmë në ligj, e sollën atë në shtratin kushtetues. Ftoj kolegët ta rrëzojnë dekretin e Presidentit, arsyet e tij nuk qëndrojnë”Komisioni i Ligjeve nisi punimet rreth orës 10:00, pa praninë e opozitës.Në rend dite, Komisioni i ligjeve ka dhe shqyrtimin e dekretit për shkollën e magjistraturës ligjin për policinë e shtetit, gjykatën administrative dhe dekretin e shumëdebatuar për reformën administrative-territoriale, të cilat do të kenë të njëjtin fat sikundër ai i ligjit për KLD-në.Në nisje të punimeve të Komisionit, kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, u përqëndrua në ligjshmërinë e mbledhjes duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit.09:30 Miratohet kalendari, Paloka: Krim i rëndë; ‘Ligjet’ dhe ‘Siguria’ mblidhen për dekretetNën drejtimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, dhe me pjesmarrjen e krerëve të grupeve parlamentare PS-LSI, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili, Konferenca e Kryetarëve i ka dhënë bekimin kalendarit tre javor të punimeve të Parlamentit.metaKonferenca e Kryetarëve zhvilloi punimet nga ora 09:00-09:30, ndërsa opozita sikundër dhe kishte paralajmëruar nuk mori pjesë në mbledhje.Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, deklaroi se Kryeministri dhe kryetari i parlamentit ne menyre te perseritur dhe me paramendim jane bere dhe nje here bashkepunëtor ne nje krim të rende, shkeljen e Kushtetutes.Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve i paraprin mbledhjes së dy Komisioneve parlamentare, atij të ligjeve që do të mblidhet në orën 10:00 dhe të Sigurisë në 12:00.Në rend të ditës, dy Komisionet kanë 5 dekretet e kthyera nga Presidenti Bujar Nishani, konkretisht dekreti për shkollën e magjistraturës, KLD, ligjin për policinë e shtetit, gjykatën administrative dhe dekretin e shumëdebatuar për reformën administrative-territoriale.Do jetë komisioni i ligjeve që do të marrë në shqyrtim këto dekrete, për ti kaluar më pas Komisionit të Sigurisë Kombëtare dekretin e ligjit për policinë e shtetit.Komisioni i ligjeve do të rrëzojë të 5 dekretet për ti kaluar më pas në seancën e parë plenare të së hënës së 1 shtatorit që do të mblidhet rreth orës 17:00 të pasdites.Opozita pritet të bojkotojë edhe mbledhjet e Komisioneve parlamentare, të paktën kështu la të kuptohet Partia Demokratike pas mbledhjes së djeshme me aleatët.Sipas tyre mbledhja e Komisioneve parlamentare është në shkelje të plotë me rregulloren dhe Kushtetutën e vendit.