Nishani uron Presidentin e ri Erdogan: Miqësia dhe bashkëpunimi do vazhdojë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar personalisht Presidentin e ri të Turqisë, Erdogan në postin e ri të Kreut të Shtetit turk, duke e siguruar se miqësia mes dy vendeve do të vazhdojë.Urimi i Nishanit u bë pas përfundimit të ceremonisë së inaugurimit, ku Nishani ishte i pranishëm me ftesë të Erdogan.Në një njoftim të zyrës së Presidentit Nishani thuhet se “Pas ceremonisë së betimit në Parlamentin turk, Presidenti Nishani i uroi personalisht Presidentit të 12-të të Republikës së Turqisë, Erdoğan në Presidencën turke Çankay Köşkű, suksese në postin e lartë, duke e siguruar për vazhdimësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë.”Kreu i Shtetit shqiptar shprehu gjithashtu bindjen se gjatë mandatit të Presidentit Erdoğan bashkëpunimi dypalësh do të forcohet dhe konsolidohet edhe më shumë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike.