Dhoma Britanike e Tregtisë: Ekonomia rritje me ritme të shpejta
Duket se këtë vit, ekonomia e Britanisë së Madhe do të rritet me ritmet më të shpejta që nga viti 2007. Ky është parashikimi i bërë nga Dhoma Britanike e Tregtisë për ekonominë e vendit, pasi rriti parashikimet për vitin aktual dhe për vitin 2015.Dhoma e tregtisë publikoi raportin për ekonominë, sipas së cilës ajo do të rritet me 3.2% këtë vit dhe me 2.8% në vitin pasardhës, në rritje në krahasim me parashikimet e bëra më herët, 3.1 dhe 2.7%, duke tejkaluar edhe parashikimet e bëra nga ekspertët e ekonomisë. Në këtë mënyrë, Britania po udhëheq rritjen ekonomike në Europë ndërsa po bën hapa të konsiderueshëm para duke e lënë Eurozonën në stanjiacion.Kjo rritje e fortë sipas raportit të dhomës së tregtisë, shoqërohet edhe me një rritje të shpenzimeve konsumatore dhe rënie të nivelit të papunësisë në një kohë që eksportet kanë shënuar një rritje prej 0.8%, duke bërë që Britania aktualisht të përjetojë një moment të suksesshëm.Kreu i Dhomës britanike të Tregtisë është shprehur se një performancë e fortë në tregtinë ndërkombëtare është një celës kyc edhe për të nxitur shpenzimet konsumatore më tej. Parashikimet e Dhomës Britanike të Tregtisë janë më pozitive se parashikimet e bëra sot nga Banka e Anglisë gjatë këtij muaji.Eksportet sipas saj, pritet të rriten këtë vit me 2.25% në krahasim me një vit më parë. Britania ka bërë progress në reduktimin e deficitit të saj tregtar, që nga periudha e krizës financiare.Dhoma britanike i ka kërkuar gjithashtu bankës qëndrore dhe guvernatorit Marc Carney që të mbajë në nivele të ulëta sa më gjatë të jetë e mundur, normën bazë të interesit. Sa i përket papaunësisë, sipas parashikimeve, tregu i punës pritet gjithashtu të përmirësohet me papunësinë që do të ulet nga 63.4% aktualisht në 4.9% deri në 2017. Por gjithsesi, sipas ekspertëve të ekonomisë, një dobësim i ekonomisë së Eurozonës dhe ekonomiv lider si Gjermania, Franca dhe Italia, kërcënon qartazi edhe Britaninë e Madhe.Nëse Hollande do të mendojë të rikandidojë sërisht për postin e presidentit, ekspertët e sugjerojnë që ai mos ta bëjë pasi kreu i Elizesë, e ka humbur tashmë mbështetjen e popullit, pikërisht për situatën ekonomike të vendit dhe mbi të gjitha pas planit të tij më të ri për rimëkëmbjen e financave të shtetit: një miksim i masave shtrënguese dhe reformism të sistemit të taksave.Franca po përballet me një papunësi në nivelin e 10% ndërsa rritja ekonomike ka mbetur në stanjacion. Strategjia e qeverisë për të nxitur ekonominë, "Pakti i përgjegjshëmrisë" duket se po dështon. Gjithcka tashmë duket se mbetet në dorë të ministrit të ri të ekonomisë, Emmanuel Macron, për të cilin sinjalet duket se janë pozitive.