Bushati: Mundësi për zbatimin e projekteve të përbashkëta në rajon

Ministri i Jashtëm, Ditmir  Bushati, gjatë konferencës së Ballkanit në Berlin u shpreh për gjetjen e instrumentave të duhura për të mundësuar hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete.Delegacioni ynë në këtë Konferencë drejtohej nga Kryeministri Edi Rama.Konferenca e Nivelit të Lartë rikonfirmoi perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e vënë theksin dhe  promovuar bashkëpunimin rajonal, qoftë kjo në aspektin politik, por edhe atë makroekonomik.Në fjalën e tij gjatë Segmentit të Ministrave të Jashtëm, Ministri Bushati shprehu rëndësinë e periodizimit të kësaj iniciative, si dhe gjetjen e instrumentave të duhura për të mundësuar, në vitet e ardhshme, hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete të përbashkëta në rajon që zgjojnë interesin e investitorëve potenciale gjermanë dhe evropianë në tërësi.Ministri Bushati solli në vëmendje ndryshimet e mëdha në fushën e sigurisë dhe gjeopolitikës në Europë, duke nënvizuar rëndësinë që u duhet kushtuar aspekteve gjeopolitike në procesin e zgjerimit, të cilin e konsideroi si një proces të bazuar në merita dhe udhëhequr nga performanca, por duke ruajtur në të njëjtën kohë kredibilitetin dhe parashikueshmërinë.Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Steinmeier, në fjalën e tij u shpreh se kjo Konferencë nënvizon sërisht angazhimin gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke na dhënë mundësinë për të vlerësuar progresin e deritanishëm të rajonit drejt BE-së, si dhe për të diskutuar çështjet që janë vendimtare për ritmet dhe suksesin e përafrimit  të tij me BE-në.