Fyle: Barroso foli qartë, duam të shohim Ballkanin Perëndimor në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2014, 09:43
Tiranë- “Barroso foli qartë. Ne duam të shohim Ballkanin Perëndimor të bashkohet me Bashkimin Europian”.Ky është komenti i Stefan Fyle, Komisioneri për zgjerimin e BE-së, pas përfundimit të samitit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor të organizuar dje me nismën e kancelares gjermane Angela Merkel.
Clear words of @BarrosoEU on #enlargement in Berlin: We want to see the W.#Balkan countries to ultimately join the EU http://t.co/gtKxvOtIDc— Štefan Füle (@StefanFuleEU) August 29, 2014 Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i zi dhe Bosnja u përfaqësuan nga kryeministrat e tyre dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë.Sipas deklaratës së përbashkët Ballkani Perëndimor hyn në një proces katërvjeçar të bashkëpunimit dhe asistencës së ngushtë nga ana e vendeve të Bashkimit Europian.Gjermania, Austria dhe Franca janë shtetet që do ta menaxhojnë dhe monitorojnë këtë proces.