Atentati në Vlorë, 24 orët e fundit të Brahimajt në hotelin që do inauguronte
Vlore- 24 orët e fundit, para se të ndodhte shpërthimi i makinës, Isuf Brahimaj i ka kaluar në hotelin të cilin e kishte ndërtuar dhe që po përgatitej ta inauguronte në Radhimë të Vlorës.Madje mësohet se edhe mëngjesin e së enjtes, 28 gusht 2014, ditën kur ndodhi atentati, ishte nisur prej aty.Prokurorët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, duke qenë se mjeti ka qenë i parkuar në këtë zone, ndërsa kanë marrë në pyetje të gjithë punëtorët që po kryenin punime në hotel si dhe të afërm te viktimës dhe të të plagosurës.Gjithashtu burimet konfirmojnë se ekspertë të kriminalistikës po punojnë për përcaktimin e mekanizmit të shpërthimit. Deri tani asnjë nuk është shoqëruar me cilësinë e të dyshuarit për ngjarjen.tritoli në sediljen e shoferit Sasia e eksplozivit e cila ka shpërthyer duke i marrë jetën biznesmenit të ndërtimit Isuf Brahimaj dhe duke plagosur rëndë shoqëruesen e tij Ornela Gjini, ishte vendosur në sediljen e drejtuesit të mjetit.Flitet për një sasi prej 400 gr tritol por ende zyrtarisht ende nuk është konfirmuar.Një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e motiveve dhe autorëve që fshihen pas këtij shpërthimi me telekomandë.Në përbërje të këtij grupi janë specialistët më të mirë kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Tiranës, Drejtorinë e Policisë Qarku Vlore si dhe Prokurorë Kundër Krimeve të Rënda Tiranë dhe Vlorë . Shpërthimi i telekomanduar me celular e bën të vështirë punën e hetuesve, pasi shpërthime të tilla nuk lënë gjurmë.19-vjeçarja ende në rrezik për jetën
Ndërkohë gjendja shëndetësore e Ornela Gjinit, 19 vjeçares e cila ndodhet e shtruar në repartin e djegies mbetet e rëndë.Nga një informacion që gazetarja jonë Manjola Hasa arriti të sigurojë mëngjesin e sotëm nga mjekët mësohet se parametrat shëndetësorë të së resë mbeten stabël por ende nuk mund të thuhet se është jashtë rrezikut për jetën. Ornela Gjini i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale.Kamerat e sigurisë filmuan shpërthiminKamerat e sigurisë së disa bizneseve përgjatë rrugës Transballkanike filmuan momentin kur makina shpërtheu. Pamjet janë bërë publike edhe në media ndërkohë që grupi hetimor ka shkuar dhe në hotelin që pritej të inaugurohej këto ditë në Radhimë dhe që ishte në pronësi të Isuf Brahimajt.Megjithatë emri i Isuf Brahimaj nuk është i panjohur për policinë e Vlorës, nga ku mësohet se i ka shpëtuar dy atentateve të tjera që janë kryer ndaj biznesmenit dhe familjarëve të tij. Ky ishte atentati i katërt ndaj pjestarëve të familjes Brahimaj nga fshati Sherisht, i cili për fat të keq u mbyll me një viktimë.