Lezhë, të rinjtë dhe fëmijët frukuentuesit e bibliotekës gjatë verës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2014, 20:39
Lezhë - Kanë mundësi zgjedhjesh, por i drejtohen biblotekës dhe libri mbetet i pazëvëndësueshëm. Në bibliotekën e qytetit të Lezhës grupmoshat e vogla dhe të rinjtë, vazhdojnë të jenë frekuentues, pavarësisht të nxehtit të verës.Për drejtorin e bibliotekës së Lezhës Gjergj Shyti, ky interesim ka shtuar kërkesën për libra.Ndonëse shifrat e të anëtarësuarve në biblotekën e Lezhës nuk janë në përputhje të drejtë, me numrin e mundshëm të lexuesve, kërkesa po vjen në rritje, duke konstatuar rikthim drejt librit.