Konflikti në Siri, OKB: Më shumë se 3 milion sirianë kanë ikur gjatë luftës

Më shumë se 3 milionë sirianë janë tashmë të regjistruar si refugjatë në një kohë që kriza po merr përmasa gjithnjë e më të këqija. Shifrat janë bërë publike nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.UNHCR thotë se tashmë emergjenca më e madhe humanitare është në Siri, ku më shumë se gjysma e popullsisë janë detyruar të braktisin shtëpitë.Janë gati 1.14 milionë sirianë të cilët janë larguar drejt fqinjëve, kryesisht në Libani, ku jetojnë në kampet provizore ndërsa në konfliktin 3-vjeçar kanë mbetur të vrarë 190 mijë persona.Qindra familje ecin çdo ditë nga Siria drejt vendeve fqinje, të lodhur, të sfilitur dhe të frikësuar, madje shumë prej tyre kanë kaluar gati një vit duke udhëtuar nga një fshat në tjetrin brenda përbrenda Sirisë.1.1 milionë strehohen aktualisht në Libani, 800 mijë në Turqi, 600 mijë në Jordani, 215 mijë në Irak, gati 150 mijë në Egjipt dhe Afrikën e Veriut ndërsa 6.5 milionë strehohen në Siri.Një ditë më parë presidenti francez Fransua Hollande theksoi qartë se perëndimi ka dështuar në gjetjen e një zgjidhjeje për Sirinë dhe tashmë pasojat janë të qarta për të gjithë. "Regjimi i Bashar Al Assad ende vijon, numri i viktimave dhe i emigrantëve shtohet dita ditës ndërsa grupet terroriste po fitojnë gjithnjë e më shumë terren, ky është rezultati" tha kreu i Elizesë./nzh/oranews online/