Kriza në Ukrainë, NATO-ja mban takim urgjent

Zyrtarë të NATO-s do të diskutojnë sot në një mbledhje urgjente rreth krizës në lindje të Ukrainës, në një kohë që perëndimi ka shtuar sanksionet ndaj Rusisë.Një ditë më parë, NATO lëshoi disa imazhe satelitore në të cilat diktoheshin qartë të gjitha trupat ruse brenda territorit të Ukrainës, duke theksuar se mbi 1 mijë trupa operojnë atje. Por Rusia e ka mohuar këtë lajm.Ndërkaq në portin strategjik të Mariupol, ende vazhdojnë luftimet mes 2 forcave.Forcat rebele po përpiqen të zaptojnë qytetin por kanë hasur në rezistencën e trupave ushtarake ukrainase. Orët e fundit, separatistët arritën të marrin nën kontroll edhe qytetin bregdetar të Novoazovsk ndërsa raportohet nga mediat lokale se kanë arritur të rrethojnë edhe ushtarët ukrainas.Duke folur në një konferencë për mediat nga Uashingtoni, presidenti amerikan, Barack Obama, fajësoi drejtëpërdrejt Rusinë për përshkallëzimin e situates, duke theksuar se trupat e saj kanë përçarë Ukrainën.Obama shkoi më tej kur tha se separatistët janë trajnuar në Rusi, janë armatosur në Rusi dhe financohen nga Rusia.Ndërkaq javën e ardhshme zyrtarët më të lartë të NATO-s, do të diskutojnë në një samit të posaçëm për krizën në Ukrainë, në të cilën do të marrë pjesë kreu i shtëpisë së bardhë Barack Obama si dhe liderët e Bashkimit Europian.Që nga muaji prill kur filloi ky konflikt kanë humbur jetën mbi 2100 persona ndërsa mbi 155 mijë persona kanë braktisur shtëpitë për shkak të konfliktit të armatosur./nzh/oranews online/