Kthimi në Parlament, PD "pa aleatë", Basha pret Mediun, PDIU pa përgjigje

Republikanët kanë qënë të vetmit që janë ulur në tryezën e thirruar nga Lulzim Basha, ndërsa për pjesën tjetër të aleatëve pushimet nuk kanë mbaruar.Fatmir Mediu, zëri i vetëm i këtij takimi, në deklaratën për mediat, ndër rreshta la të kuptohet se opzoita do të vijojë bojkotin, deri në reflektim të kryeministrit Edi Rama.“Unë mendoj se shumë më tepër sesa akti, po të shikoni që nesër Rama ka urdhëruar për veprime antikushtetuese, antiligjire për të vepruar në mënyrë të njëanshme për të uzurpuar dhe kontrolluar institucionet e këtij vendi. Nëse do të veprojmë kështu nuk vlen as Twitter-i i Ramës dhe as një diskutim i sipërfaqshëm i cështjes, por vlen një analizë e thellë e situatës në vend ku secila palë të marrë një pozicion të qartë, respektimin e mandatit që i kanë dhënë qytetarët”, tha MediuRedaksia jonë , provoi të komunikonte me të gjithë aleatët zyrtarë të demokratëve, duke filluar me përfaqësues të Shpëtim Idrizit, Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, por asnjëri prej tyre nuk u përgjigjet, duke ngritur dyshimin për një marrëdhënie të krisur me opozitën , që nga seance e fundit parlamentare kur bashkoi votat me mazhorancën për ndarjen territoriale.Pa përgjigje na la dhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë Dashamir Shehu, ndonëse qendrimi i tij në mbështetje të aksionit opozitar nuk ngre dyshime.Ndërsa kreu i Demokristianëve Nard Ndoka, na tha se është më pushime por qendrimin e bëri të ditur, do të jetë në parlament duke bërë opozitën për të gjithë ligjet e mazhorancës.