Vjedhja e pikturave të Mios, seanca shtyhet në 4 shkurt
Eshte shtyre serish seanca gjyqesore per 60 piktuarat e zhdukura rreth 7 muaj me pare ne galerine e arteve "Guri Madhi "te qytetit te Korces,27 prej te cilave i perkisnin piktorit te popullit Vangjush Mio.Ne seancen gjyqesore te se henes kane qene te pranishme te gjitha palet si edhe ish drejtori Vladimir Topi me perjashtim te piktorit Sotiraq Xega, i cili nuk eshte paraqitur per arsye shendetësore, sipas njoftimit qe ai kishte bere prane sekretarise se gjykates megjithëse ai ka dale nga spitali, ku iu nenshtrua nje operacioni kirurgjikal ne zemer ende gjendja e tij nuk eshte e qendrueshme per tu paraqitur ne seancat gjyqesore,per nje periudhe kohore prej 3 muajsh.Nga ana tjeter Prokurori i ceshtjes i ka kerkuar trupit gjykues qe per shkak se eshte e pamundur qe seanca te shtyhet per nje afat kaq te gjate,te njoftojë piktorin Sotiraq Xega qe te zgjedhe nje perfaqsues per seancat e radhes qe ne kete rast eshte avokati i tij.Ndersa avokati i Xeges per shkak se nuk kishte patur kontakt me klientin e tij ka kerkuar qe seanca gjyqesore te shtyhet,ndaj duke marre parasysh mungese e Sotiraq Xeges si edhe njoftimin qe ai kishte lene ne sekretarine e gjykates vendosi shtyrjen e seances gjyqesore per ne datën 4 shkurt si edhe vendosi te njoftohet Xega per zgjedhjen e nje perfaqasuesi per seancat gjyqesore te radhes.Ne seancen gjyqesore pritej te deshmonte piktori Sotiraq Kuqali, kryetari i bashkise Niko Peleshi dhe puntore te tjere te galerise. Megjithëse Kryebashkiaku eshte thirrur disa here, ai nuk ka mundur te jape nje deshmi rreth humbjes se ketyre pikturave per shkak te shtyrjes se seancave gjyqesore.