93 vjet Kongresi i Lushnjës, inagurohet busti i patriotit Besim Nuri

Ne qytetin e Lushnjes jane organizuar nje sere veprimtarish me rastin e 93-vjetorit të mbajtjes se Kongresit Kombetar te Lushnjes, ku fillimisht është bërë inagurimi i bustit te patriotit dhe kryetarit te pare te bashkise Lushnje, Besim Nuri.Te pranishmit me kete rast i pershendeti kreu i bashkise Lushnje, Fatos Tushe, i cili theksoi se duhen nderuar figurat e patrioteve lushnjare, por edhe te gjithe vendit qe kane nje kontribut te veçante ne mbajtjen e Kongresit Kombetar te Lushnjes ne vitin 1920.Ceremonitë u mbyllën me vizita në shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjës, aty ku u shkrua një pjesë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë.