Vrasja e Andi Priftit, policia e Fierit zbardh detajet

Zbardhen disa detaje të vrasjes së një dite më parë të të riut 21 vjecar Andi Prifti. Policia e Fierit ka deklaruar pararakisht se vrasja e tij nuk është kryer me armë zjarri, por me mjete të mprehta, dyshohet thikë. Pas kqyrjes së kufomës nga mjeku ligjor është konstatuar se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta.21 vjecari është larguar nga banesa e tij në lagjen Sheq i Vogël pasditen e së shtunës dhe ka shkuar për të tërhequr një shumë lekësh të fituar në lojrat e fatit, por nuk u kthye më në banesë.Trupi i vikitmës u gjet nga kalimtarë të rastit në vendin e e quajtur "Kulla e ujit" në kthesën që të con për në fshatin Seman, afër zonës bregdetare të rrethit Fier.Grupi i ekspertëve pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kufomës ka pohuar se vrasja nuk është kryer në vendin ku u gjet kufoma, por në një tjetër vend dhe trupi i pajetë ëhstë hedhur aty në përpjekje për të hequr cdo dyshim Tashmë pritet zbardhja e plotë e rrethanave dhe autorëve të vrasjes.