Fati i trishtë i të moshuarës, me barkun bosh në kërkim të një strehe për pleqëri

Korçë- Të jetosh vitet e fundit të jetës në qiell të hapur vetëm me bukë dhe ujë është një realitet i hidhur shqiptar, që gjendet sot shumë pranë qendës të qytetit të Korçës.Kjo është, Pajana Gjoni 81-vjeçe, për të cilën vështirësitë e jetës duket se ende nuk kanë të sosur që prej vdekjes së dy fëmijëve të saj vite më parë.Prej një muaji ajo jeton në këtë godinë të rrënuar pa dyer dhe dritare. 81-vjeçarja ngryset dhe gdhihet këtu, herë me barkun bosh e herë kur ha ndonjë kafshatë bukë që ia jep si lemoshë ndonjë kalimtar.Pak ditë më parë ajo jetonte në parkun “Vangjush Mio”, por shirat e detyruan të futet këtu.Prej vitesh ajo jeton në këtë gjendje, pasi edhe kur ka pasur shtëpi me qera e kane dëbuar për shkak se nuk shlyente pagesën.e moshuaraNdërsa dimrin e ashpër e kaloi në një barake të shkatërruar, e vendosur pas qendrës kulturore “Vangjush Mio”.Sëbashku me djalin e saj 50-vjeçar të papunë, sot jeton në qiell të hapur, ndërsa uria dhe etja e bëjnë këtë panoramë edhe më të trishtë.Sot e moshuara e mbetur pa asnjë përkrahje dhe me djalin e saj të papunë kërkon vetëm një strehë të fusë kokën dhe të kalojë natën. Ajo i drejtohet institucioneve nëpërmjet medias sepse deri sot askush nuk i ka hapur dyert.