Rama "zhvishet" nga kostumi i kryeministrit, tërheq valixhen në Rinas

Nuk të qëllon shpesh të takosh kryeministrin e vendit, por kur ai quhet Edi Rama, një mjeshtër i PR nuk është çudi që ta shohësh edhe të tërheqë valixhen e vet në aeroport, sidomos kur është në dijeni të pranisë së kamerave televizive.Edi Rama së bashku me dy ministrat që e shoqëronin pinë një kafe në ambjentet ku rrinë pasagjerët e tjerë, meqenëse janë ende duke u bërë punime në zonën VIP të Rinasit.Takimet spontane më qytetarët nuk i shpëtuan dot pasionit të Ramës për selfie.Binte në sy një harmoni e Kryeministrit me anëtarët e kabinetit qeveritar edhe në stil, këmishë e bardhë dhe kostum blu. Prandaj koordinimi është gjithmonë i rëndësishëm.