Subvencionet në Vlorë, Drejtoria e Bujqësisë-fermerëve: Kujdes me cilësinë e produktit

Vlorë-Nga 2300 aplikante vetem 350 fermere rezultojne te jene përfitues të skemave të subvencioneve për bujqesinë në qarkun e Vlorës. Subvencionet kanë shkuar kryesisht për mbareshtrimin e të imtave,bujqësisë dhe për blegtorinë.Referuar ullirit qe kultivohet gjerësisht në Vlore, cilësia e tij konform tregut e ka rënditur tek kultura kryesore e eksportit.Në lidhje me rastet e semundjes së plasjes Drejtori i Bujqësisë e Ushqimit Beqir Kashuri u shpreh se ka pasur vetëm disa raste të izoluara për të cilat janë marrë masat konkrete .Sipas Kashurit pritet një tjetër fond për subvencione në vjeshtë të këtij viti. Ndërkohë që vetëm fabrika vaji e vere, qarku Vlorë numeron 46 të tilla.