Zhvendosja e lapidarit? Sot mblidhen liderët e partive shqiptare të Peshevës
Liderët e 6 partive politike të shqiptarëve të Luginës, do të takohen sot për të vendosur në lidhje me zhvendosjen ose jo të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.Liderët e partive shqiptare do të shqyrtojnë sot vendimin e dy shoqatave të veteranëve të luftës të UÇPMB-së të cilat sipas mediave serbe propozuan zhvendosjen e lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës së këtij qyteti.Ndërkohë sipas mediave serbe, pritet që pas vendimit të sotëm të liderëve të partive shqiptare të njoftohet qeveria e Serbisë dhe të kërkohen disa ditë për zbatimin teknik të këtij vendimi.Ndërkohë lideri i PLD-së dhe ish-drejtori politik i UÇPMB-së,Jonuz Musliu, ka mohuar publikimin në mediat serbe për zhvendosjen e lapidarit duke i cilësuar ato si spekulime.“Deri në këto momente nuk ka asnjë vendim të subjekteve shqiptare në Luginë rreth përmendores së UÇPMB-së dhe ato çfarë shkruajnë mediat serbe se përmendorja e UÇPMB-së do të zhvendoset, herë te xhamia e herë te shtëpia e kulturës, janë vetëm spekulime”, ka deklaruar i LPD-së.Ai ka thënë se nuk ka negociata e pazar me gjakun e dëshmorëve. “Kjo nuk na lejohet as ne liderëve politikë, as ndokujt nga OVL e UÇPMB-së që të shkelë mbi gjakun e dëshmorëve tonë. Nuk na lejohet kthimi mbrapa pas vendimeve të tre kuvendeve, ku të gjithë përfaqësuesit e politikë dhe të shoqatave kemi hedhur firmat. Pas konkluzioneve të tre kuvendeve shqiptare kemi edhe legalizimin e lapidarit nga ana e Kuvendit të Preshevës. Prandaj, nuk është e vërtetë se ne kemi lëshuar pe, apo kemi ndërruar mendjen. Dihen qartë qëndrimet tona, ndryshe çdo lakim nga vendimet e tre kuvendeve dhe Kuvendit të fundit të Preshevës është tradhti e dyfishtë, ndaj institucioneve tona dhe dëshmorëve tanë”, ka thënë Musliu.