Virozat, mjekët: Kujdes edhe nga gripi i derrit
Me valën e virozave të stinës apo gripit sezonal në vend qarkullojnë edhe viruese të tjera siç është gripi i derrit. Mjekët thonë se duhet bërë vaksina antigrip për të parandaluar këto infeksione.Fundi i tetorit është periudha më e mirë për të bërë këtë vaksinë në kohën kur temperaturat u ulën menjëherë 7 gradë dhe po qarkullon si gripi po ashtu edhe këto viruese.Tritan Kalo, mjek infeksionitë në shërbimin e infektivit në QSUT thotë se në ditë në urgjencën e këtij pavioni paraqiten 50 deri në 60 raste që kërkojnë ndëryjen e mjekut, dhe kryesisht diagnoza është e një gripi të zakonshëm.Mjeku Kalo thotë se në këtë stinë, duhet të kujdesen më së shumtit të sëmurët kardio vaskular, fëmijët dhe të moshuarit.Deri më tani, fluski i të sëmurëve është përballuar nga shërbimi i infektivitivit mgjs nga dita në ditë shihet një shtim të rasteve të të prekurve me gripin dhe viruese sezonale.