AK, protestë para zyrave të KE-së në Bruksel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2012, 15:14
Aktivistë të Aleancës Kuqezi kanë protestuar sot para zyrave të KE në Bruksel duke hedhur parrulla kundër kryeministrit Berisha.Protesta është iniciuar nga komuniteti shqiptar në Belgjikë ndërsa aktivistët e aleancës “Kuqezi” kanë kërkuar largimin e kryeministrit.Sipas aktivistëve, statusi i kandidatit duhet të kushtëzohet me largimin e Berishës.“Kushti i Bashkimit Evropian është Berisha të largohet. Gjendja e Shqipërisë jo e merituar në këtë 100-vjetor. Berisha shkaktar i refuzimit të statusit të BE për dy vite rresht. Shqiptarët e meritojnë integrimin në Bashkimin Europian ndërsa Berisha jo. BE ta izolojë diplomatikisht Berishën” theksuan aktivistët.