Ruli: Subvencione për blektorët vitin që vjen

Vitin që vjen blegtorët shqiptarë do të mbështeten me subvencione. Sipas ministrit të bujqësisë Genc Ruli ky projekt synon përmirësim e këtij sektori duke futur raca të produktivitetit më të lartë në treg.Programi orientohet drejt sektorit të blegtorisë pasi është një nga sektorët kryesorë që jep rreth 52 % të prodhimit bujqësor në vend. Fillimisht skema për subvencionimin e fermerëve që do mbarështojnë racat më cilësore të dhenve dhe dhive.Vetë ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit ka bërë me dije se skema e re që për nga rëndësia ekonomike mund të krahasohet me atë të arrorëve dhe ullirit do të subvencionojë fermerët që kanë racat cilësore.Ministri Genc Ruli tha se baza shkencore, financiare dhe teknike është tashmë gati dhe ftoi fermerët që të bëhen pjesë e kësaj skeme që sipas tij sjell vetëm përfitime.