Seanca dëgjimore e Halimit, PD: Socialistët e kthyen në heshtje
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me seancën dëgjimore të ministrit të drejtësisë Eduart Halimi në komisionin parlamentar të ligjeve.Zëdhënësja e PD-së Silvi Bardhi deklaroi se deputetët e PS-së zgjodhën në seancë heshtjeje duke mos I bërë asnjë pyetje ministrit në lidhje me dëmshpërblimin e ish të burgosurve politik."Ministri Halimi në këtë seancë i njohu qytetarët me faktet që ligji përcakton normën e dëmshpërblimit dhe kjo është më e larta se të gjitha vendet e rajoni. Ministri Halimi informoi se kësaj shtrese i janë dhënë 103 milionë dollarë dhe lekë privatizimi. Grevistët kanë privatizuar fabrika e ndërmarrje me vlerë 900 mijë. Zoti Halimi i njohu qytetarët se aleanca Rama-Tufa ka marrë sëbashku 256 mijë dollarë lekë privatizime dhe grevistët kanë marrë apartamente, kanë privatizuar fabrika dhe toka turistike. Deputetët e aleancës Rama-Tufa nuk i bënë asnjë pyetje Halimit sikur të ishte seancë heshtjeje sepse ndiheshin të turpëruar ” tha Bardhi.Zëdhënësja e PD-së, akuzoi sërish kreun e PS-së Rama se nëpërmjet Skënder Tufës po menaxhon grevën e ish të përndjekurve politik.“Ish-të përndjekurit e kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit dhe po shpërndahet kësti i dytë. Por Rama vijon me moton "Të bashkohemi me të gjitha fundërinat kundër mazhorancës" theksoi më tej Bardhi.