Topi: Indiferentizmi ndaj ish-të përndjekurve politikë, kriminal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2012, 15:06
Kryetari i partisë “Fryma e Re Demokratike” Bamir Topi ka deklaruar sot nga qyteti i Elbasanit se indiferentizmi nga ana e qeverisë ndaj grevës së urisë të ish të përndjekurve politik është kriminal.Sipas tij, qeveria nuk ka patur në plan të parë qytetarin, por veten dhe familjarët e saj.Ndërsa ka zhvilluar një takim me mbështetësit e FRD-së në qytetin e Elbasanit , Topi ka theksuar se kjo parti do të dijë të komunikojë me qytetarët.“Partitë e vjetra mashtrojnë me premtimet e tyre por FRD-ja do të mbajë premtimet” tha Topi.