Ekzekutoi 18 vjeçaren Vata, "arrest me burg" për Shaban Norjen
Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” per të dyshuarin si autor të vrasjes së Ajshe Vatës, 80 vjecarin Shaban Norja. Në seancën gjyqësore Norja mbrohej nga avokati Osman Dashi, ndërsa pala e akuzës përfaqësohej nga prokurori Sokol Nishani. Togat e zeza e vlerësuan të ligjshëm ndalimin e 80 vjecarit nga ana e policisë, ndërsa nga ana tjetër Prokurori Nishani kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën “vrasje në rrethana cilësuese të një shtatzëne” si dhe “armëbajtje pa leje të armëve luftarake”. Sipas Nishanit vrasja provohet nga provat e gjetura, konkretisht shenjat në trupin e viktimës, arma e krimit dhe ADN-ja. Nga ana tjetër avokati mbrojtës ka dhënë dakordësinë për mënyrën e ndalimit, nga ana tjetër ka mbrojtur klientin e tij, duke deklaruar se Norja është njëri i mirë dhe është penduar për krimin e bërë. Vetë i akuzuari, gjatë dëshmisë së tij në seancë ka deklaruar se vrasja kishte ardhur pikërisht për shkak të shatëzanisë së Ajshes, për të cilën 80 vjecari i kishte kërkuar ta abortonte duke pranuar edhe atësinë e tij. Një fakt i tillë është kundërshtuar sipas Nores, pasi studentja 18 vjecare ishte besimtare myslimane dhe këtë fakt sipas saj nuk ja lejonte feja. Po sipas dëshmisë së Nores pas kundërshtimit Ajshja i ishte lutur për tre ditë me radhë ta vriste, t`i priste kokën dhe më pas t`i digjte trupin dhe për këtë e ka ndërmarrë edhe aktin makabër, me qëllimin sipas tij që më pas të vriste edhe veten. Norja akuzohet për vrasjen e Ajshe Vatës, ngjarje kjo që u shënua disa ditë më parë në fshatin Xhafzotaj të Durrësit ku Vata u gjet e vrarë dhe pa kokë. Pas hetimeve, policia arriti të prangos është autorin e vrasjes, 80-vjeçarin Shaban Norja i cili pranoi krimin dhe tregoi edhe vendin ku e kishte fshehur kokën e 18-vjeçares.Historia shkon edhe më tej në tragjiken e saj pasi 80-vjeçari nuk është vetëm autori i krimit por është edhe njeriu që mendohet se e ka dhunuar seksualisht vajzën prej 4 vitesh në një moshë të mitur. Madje tmerri vjen e shtohet kur analizat e ADN-së kanë nxjerrë në pah se fëmija 11 javëshe që priste 18-vjeçarja isht fryt i dhunimit seksual të autorit 4 herë më të vjetër se ajo. Ndërkohë policia ka zbuluar edhe armën me të cilën 80-vjeçari Shaban Norja ka masakruar 18 vjeçaren Ajshe Vata duke ia shtuar edhe më tej horrorin e kësaj ngjarje.