Plazhet, 48 fëmijë humbën vetëm gjatë gushtit, u gjetën nga rojet e bregdetit
Tiranë - Agjensia Kombëtare e Bregdetit me rojet e saj bregdetare dhe me vullnetarët ka gjetur 48 fëmijë të humbur në plazhe vetëm brenda muajit gusht dhe i ka bashkuar ata me prindërit, duke kontribuar kështu në lehtësimin e këtij problemi jo aq të rrallë.Njoftimin e ka bërë vetë kjo Agjensi, e cila edhe sot bëri të ditur se vullnetarët e saj kanë gjetur një tjetër fëmijë në kampin e Durrësit, në vendin ku aktivistët e saj dhe Forcat e Armatosura vazhdojnë të pastrojnë e të mirëmbajnë planet publike dhe t’i bëjnë ato shembull për qytetarët.Agjensia Kombëtare e Bregdetit ka ngritur disa projekte pilot për mirëmbajtjen e plazheve publike të vendit , plazhe të pajisura me kulla dhe me roje bregdetare, por drejtues të saj insistojnë se pushtetarët lokalë janë përgjegjësit kryesorë për mirëmbajtjen e këtyre vendeve. Projektet e nisura nga Agjensia janë dhe mbeten vetëm modele për t’u ndjekur.Agjensia Kombëtare e Bregdetit, në kuadrin e mirëmbajtjes së vijës bregdetare, ka ngritur sot dhe një shqetësim tjetër, atë të mbeturinave plastike që shfaqen në bregdetin e Dhermiut dhe të Ksamilit, të derdhura nga anijet e mëdha që kalojnë në ujërat shqiptare. Ky mbetet një problem që do të kërkojë vëmendjen e Qeverisë shqiptare. ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter