Beti Bedman performon në Berat, banda britanike elektrizon qytetin muze

Berat- Këshilli Britanik organizon për të 5-tin vit radhazi Javën e Muzikës Britanike për të promovuar tendencat dhe rrymat e reja muzikore.Pas koncerteve në Korçë, Durrës dhe Tiranë, pedonalja e Beratit është elektrizuar nga Bethi Betman Band. Artistja u shpreh se ka mbetur e impresionuar nga qyteti i Beratit dhe shpreson të kthehet sërish.“Është hera ime e parë që vij në Berat. Kam mbetur e impresionuar nga bukuritë dhe tradita që ai përfaqëson. Menaxheri i grupit tim, kishte qenë shumë vite më parë dhe na kishte treguar për veçantitë e Shqipërisë. Tani që e pamë vetë, kemi mbetur të mrekulluar, do të na pëlqente të riktheheshim me performime të reja”.Bethi Betman Band, është e njohur për videon "Fire" që është vlerësuar me çmimin si videoja më e mirë në vitin 2012 në Festivalin e Cannes.Muzika britanike i ka dhënë jetë qytetit të Beratit edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ndërkohë që të rinjtë kërcenin nën ritmin e muzikës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter