Doda: Dje Rama “Ministër Mjedisi”, sot INUK-un e Gjermenit ja kaloi Tahirit

Tiranë- Konceptimi i shtetit si përzgjedhje dëshirash personale është i gabuar dhe joefiçent. Deklarata vjen nga një nga zërat më kritikë të opozitës, Mesila Doda, si reagim ndaj vendimit të Kryeministrit Rama për të shkrirë INUK dhe kaluar atë në varësi të Ministrisë së Brendshme.“INUK shkrihet dhe kalon ne vartesi te Ministrise se Brendshme....Konceptimi i shtetit si perzgjedhje deshirash personale eshte i gabuar dhe joeficent, heqja e kompetencave dhe mosvlersimi i dikastereve te ndryshme njesoj eshte edhe me i gabuar....pasojat i ndjejne vetem qytetaret....” shkruan ajo në fb.Teksa e vlerëson të një rëndësie jetike ndalimin e ndërtimeve pa leje, Doda thekson se shkrirja e strukturave apo klientelizmi në perzgjedhjen e kryerjes se detyrimeve tek Ministrat, është inefiçent.“Sigurisht qe kontrolli i territorit dhe ndalimi i ndertimeve pa leje eshte nje objektiv me rendesi jetike per vendin, por asgjesimi i strukturave, ndryshimi i kompetencave dhe klientelizmi ne perzgjedhjen e kryerjes se detyrimeve tek ministrat nuk eshte as i drejte, as eficent e as pikpamje serioze per te konceptuar shtetin...Pame nje strukture qe i hiqet Gjermenit dhe i jepet Tahirit....Dje pame kryeministrin qe kish dale per te lajmeruar nje aksion gjelberimi, por ministrin e mjedisit nuk e pame gjekundi ne kete aksion...”