Sulmohet website i kom.mysliman, hackerat grekë nxisin urrejtjen ndaj kësaj feje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2013, 16:29
Një grup hakerash grekë ka vënë në shenjestër Komunitetin Musliman të Shqipërisë, ku kanë sulmuar webfaqen zyrtare, duke nxitur dhunë dhe urrejtje ndaj myslimanëve dhe fesë islame me anë të publikimit të mesazheve dhe fotove tepër ofenduese e fyese.Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median, Agron Hozha tha se sulmet janë të vazhdueshme, gjë e cila çon në rrezikimin dhe humbjen e materialeve të ndryshme të pazëvendësueshme.Aktualisht Faqja është bllokuar nga grupi i mirëmbajtjes së faqes dhe po punohet intensivisht për rikthimin e saj në normalitet dhe sigurimin e faqes nga sulme të tjera të mundshme . Grupi i ashtuquajtur G.H.S (Greek Hacking Scene), gjithashtu kanë sulmuar edhe faqe të tjera zyrtare me domainin (.al).