Situata në Preshevë, Berisha: Do rishikojmë marrëdhëniet me Serbinë

Shefi i qeverisë shqiptare ka hequr dorashkat e diplomacisë dhe ka sulmuar hapur Serbinë, duke lajmëruar rishkim të mardhënieve me Beogradin. Duke e cilësuar veprimin e xhandarmërisë në Preshevë si akt të shëmtuar, Berisha tha se bashkimi kombëtar është e vetmja rrugë për shqiptarët.“Të dielën në Luginën e Preshevës, para qytetarëve, kamerave televizive u shpalos dhe njëherë me egërsi të vërtetë, racizmi, urrejtja dhe frika ndaj shqiptarëve nga autoritetet e Beogradit. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt, Qeveria shqiptare do të shqyrtojë të gjitha marrëdheniet me Serbinë.Ky akt tregon se ka vetëm një rrugë, bashkimi i shqiptarëve. Shqiptarët më shumë se kurrë të punojnë për bashkimin” tha Kryeministri.Berisha ka qënë kritik edhe ndaj ndërkombëtarëve lidhur me ceshtjen e lapidarit të UCPMB-së që sipas tij po luajnë me dy standarde.“Unë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, të mos përdorin dy standarde. Një standard për serbët e Mitrovicës së veriut dhe një standard për shqiptarët e Preshevës. Shqiptarët e Preshevës janë sot zona më e varfër në Europë. Serbia nuk mund të kërkojë asnjë të drejtë më shumë se, ato që përcaktojnë Konventat Europiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa Europiane e Minoriteteve, Karta e Autonomisë Lokale dhe ato do të zbatohen si për serbët e Mitrovicës, ashtu edhe për shqiptarët e Preshevës. Jo ti ndajnë, pse njëra palë përpiqet të zbatojë ligjet dhe pala tjetër shndërron territorin në një ishull të kontrabandës rajonale, me ndihmën e Beogradit” theksoi ai.Më herët  është thirrur për konsultime për situatën e krijuar në Preshevë,në Ministrinë e Jashtme ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushi. Ndërkaq mësohet se si pasojë e situatës së tensionuar në Luginën e Preshevës është shtyrë edhe vizita e Ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo në Beograd.