Komisioneri i KiE-së: Progres në zbardhjen e të vërtetës për ngjarjet e 2011
Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës Nils Muižnieks ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të së vërtetës për ngjarjet e 21 janarit ku u vranë 4 protestues.Në një deklaratë, Komisioneri Muižnieks është shprehur i shqetësuar që edhe pasi kanë kaluar 2 vjet nga ngjarjet e 21 Janarit, ende përgjegjësit e këtyre ngjarjeve nuk kanë dhënë llogari para drejtësisë.“Kanë kaluar dy vjet pas ngjarjeve të dhimbshme në Tiranë ku katër protestues u vranë dhe një numër policësh e protestuesish të tjerë u plagosën. Mbetem tejet i shqetësuar prej faktit që disa nga personat përgjegjës për këto akte të dhunshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut, nuk kanë dhënë ende llogari para drejtësisë” thekson komisioneri.Ai gjithashtu ka kërkuar përfundimin sa më parë të një hetimi të paanshëm dhe tërësor.“Nxis qeverinë shqiptare të vijojë me përfundimin a një hetimi tërësor, të paanshëm dhe të besueshëm dhe një proces të rregullt gjyqësor, për të dhënë kësisoj një sinjal të qartë që pandëshkueshmëria për shkeljet serioze të të drejtave e njeriut është e papranueshme” përfundon deklarata e komisionerit.