2-vjetori i 21 Janarit, opozita tubim homazh për 4 viktimat

2 vjet më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbizotëronte ankthi e kaosi. Sot në 21 janar opozita është përsëri në rrugë, por me mision homazhin dhe lulet për 4 viktimat, e 2011-ës.Një marshim që ka nisur nga selia rozë ku në ballë kanë qenë familjarët e Aleks Nikës, Hekuran Dedajt, Faik Murtajt e Ziver Veizit dhe krah tyre kreu i PS-së Edi Rama dhe drejtues të tjerë të opozitës.Para Kryeministrisë policia ka qenë e qetë, ndërkohë që në 4 vendet ku u shuan jetët e 4 protetuesve familjaret e tyre derdhën lule e lot.Marshimi i mbyllur qetësisht i hap rrugë një tjetër momenti përkujtimor, një dokumetnar ku vjen jeta e familjeve të viktimave 2 vjet më pas.Aktiviteti i organizuar në kinema “Millenium” është shoqëruar me një incident që ka përplasur PS-në me Bashkinë e Tiranës, pasi studiot e transmetimit direkt nuk janë lejuar të hyjnë në pedonalen e kryeqytetit, në krah të të cilit ndodhet kinemaja.PS akuzoi Bashkinë për pengim të qëllimshëm, gjë që u refuzua nga ana e Drejtorit së policisë bashkiake Vullnet Topalli.Tubimi i opozitës, policia merr masaNë lidhje me këtë tubim të PS, Policia e Tiranës ka marrë masa duke kufizuar edhe qarkullimin e automjeteve. Kështu kufizime të lëvizjes së mjeteve ka pasur përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" deri në sheshin "Nënë Tereza".Ndërkohë, kreu i PS-së Edi Rama deklaroi dje se sot shënohet një tjetër 21 janar pa drejtësi, madje një 21 janar që e gjen procesin gjyqësor në një fazë rrënimi të mëtejshëm."Ne do të jemi aty ku kemi qenë qysh nga dita e parë, në kërkim të drejtësisë, duke kujtuar 4 dëshmorët e 21 janarit. 21 janari është nga ato ngjarje që një vend nuk ka mundësi t'i harrojë, sepse është një plagë që do të mbetet e hapur, deri kur drejtësia të jetë venë në vend" theksoi kreu i PS-së.Ndërsa sot shënohet 2-vjetori i 21 janarit ku mbetën të vrarë katër protestues ende nuk ka një vendim nga gjykata në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.Trojka e ambasadorëve: Të vendoset drejtësia për 21 janarinNë lidhje me zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit kanë reaguar edhe tre ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së.Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka kërkuar që të vendoset drejtësia për 21 Janarin. "Kanë kaluar tashmë 2 vjet dhe shqiptarët meritojnë të kenë përgjigje, meritojnë veprim dhe meritojnë të ketë drejtësi” ka theksuar Arvizu.Të njëjtën qëndrim kanë mbajtur edhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ai i OSBE-së Eugen Wollfarth."Ky përvjetor gjithashtu na shtyn të jemi përballë faktit që hetimi ende nuk ka përfunduar.  Në respekt të atyre që humbën jetën dhe në respekt të parimeve të shtetit ligjor ky proces duhet të përfundojë në kohë dhe në mënyrë të pavarur. Drejtësia duhet të vihet në vend. Politikanët u detyrohen atyre që përfaqësojnë që të punojnë së bashku për një shtet ligjor më të fortë. Vetëm duke treguar që e ka forcën për ta zbatuar plotësisht dhe në rrugën e duhur shtetin ligjor Shqipëria do ecë përpara në rrugën e integrimit në BE” ka deklaruar ambasadori i BE-së Ettore Sequi.“Është shumë e rëndësishme për familjet e viktimave si dhe të të plagosurve që drejtësia të vihet në vend. Kjo duhet të ndodhë në përputhje me shtetin e së drejtës. Në demokraci duhet të ketë llogaridhënie dhe Shqipëria është demokraci. Familjet e viktimave dhe të të plagosurve e meritojnë këtë drejtësi. Ajo duhet të vendoset shpejt, në mënyrë të paanshme, pa ndikim nga asnjë palë politike, duhet e respektuar në mënyrë të rreptë ligjin dhe, shpresojmë, brenda një kohe të shkurtër”  ka deklaruar ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth.