Konflikt me thika në një lokal në Maminas, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me armë në Durrës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mesnatës në një lokal në Maminas ku 20-vjeçari Klodian Calliku ka plagosur me thikë shtetasit M.Hoxha 23 vjeç dhe Sh.Hoxha 37 vjeç pas një konflikti me këta të fundit.Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia e Shijakut ka ndaluar edhe autorin e ngjarjesDyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.