Aksident në Lezhë, vdes kalimtarja, po kalonte autostradën

Nje 50 vjecare ka humbur jeten ne nje aksident qe ndodhi paraditen e se henes ne superstraden Lezhe- Tirane ne dalje te qytetit te Lezhes.Nusha Alia, banore ne Ishull Shengjin po levizte nga njeri krah i rruges ne tjetrin, per te mbushur nje bombul gazi prane nje pike karburanti ,kur eshte perplasur nga nje autoveture tip Ford qe drejtohej nga Llesh Ndoj 53 vjec nga Lezha.E aksidentuara ka humbur jeten gjate rruges per ne spitalin rajonal te Lezhes si pasoje e plageve te marra, ndersa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin per te sqaruar rrethanat.Sipas burimeve policore, shkak per kete aksident eshte bere nderprerja e rruges ne menyre te menjehershme nga 50 vjecarja Nusha Alia, e cila ne fakt kishte edhe nje karroce dore me te cilen transportonte bombulen e gazit te sapombushur.