Berisha flet për 21 janarin: Rama presion drejtësisë për hetimin e ngjarjes
2 orë pas u mbyll homazhi i organizuar nga Partia Socialiste në nderim të 4 viktimave të 21 janarit 2011, kryeministri Sali Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar ka deklaruar se kreu i opozitës po përpiqet të mbledhë vota përmes kortezheve mortore.Shefi i mazhorancës ka ftuar liderin e opozitës që të tërhiqet nga presioni ndaj drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa tha se drejtësia e vërtetë e demonstratave të 2 viteve më parë do të dalë.“Dy vjet më parë, pas mbi 80 vitesh një grush aventuruierësh u përpoqën të rrëzojnë pushtetin me dhunë. Më 21 janar 2011 ndodhi akti më i shëmtuar kundër intitucioneve. Ata që menduan se me dhunë do të rrezonin pushtetin, përfunduan në koshin e pelhrave. U shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të 21 janarit dhe i bëj thirrje Ramës të ndërpresë çdo formë presioni ndaj drejtësisë. Qeveria do të bëjë gjthçka, që e drejta të dalë dhe e vërteta të triumfojë. Deri më sot asnjë prej atyre që organizoi, pagoi, mashtroi njerëz të hunit e litarit që erdhën për të përmbysur pushtetin me dhunë dhe krijuan viktima para ndërtesës së Kryeministrisë nuk është para drejtësisë. Kjo vetëm se Rama donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime dhe tani përpiqet të mbledhë vota me kortezhë mortore për të cilat ai ka përgjegjësi maksimale”është shprehur Kryeministri.Në mbledhjen e parë për këtë vit të parlamantarëve demokratë, shefi i mazhorancës tha se me 23 qershor PD do të fitojë betejën elektorale falë reformave dhe premtimeve të mbajtura për qytetarët.“Këto reforma bënë të mundur që me gjithë përpjekjet më absurde, më destruktive të opozitës Shqipëria të rekomandohet nga KE-ja për statsuin e vendit kandidat por që në emër të testamentit të etërve neobllokmenët po e bllokojnë me votat e tyre në Parlament. Natyrisht në këtë periudhë problemet lanë të shumta, ka papunësi, ka varfëri, ka mungesa por nga përballimi i suksesshëm i këtyre sfidave Shqipëria është i vetmi vend që nuk u rrit papunësia” tha Berisha.