ERE i heq licensën CEZ-it, Sahit Dollapi, administratori i ri

Enti Rregullator i Energjisë i heq licencen kompanisë CEZ dhe emëron administrator Sahit Dollapin. Bordi i ERE-s ka miratuar me konsensus të plotë heqjen e licensave të CEZ-it, për shpërndarjen e energjisë dhe furnizimin me pakice dhe ka përzgjedhur me katër vota pro dhe 1 kundër Sahit Dollapin si administratorin e ri shtetëror, i cili do të menaxhojë sistemin e shpërndarjes derisa licenca ti kalojë një subjekti tjetër.Ndërkohë që drejtori juridik Eduard Elezi shpjegoi detyrat e administratorit të ri, i cili merr në dorëzim kompaninë brenda 10 ditëve.Procedurat për heqjen e licenses ndaj kompanisë nisën rreth 60 ditë më parë për shkak të shkeljeve të konstatura në pikat e kontratës së kompanisë.Gjatë monitorimit të realizuar në këtë hark kohor ERE konstatoi një sërë mosrealizimesh që kanë të bëjnë me importin e energjisë, ndërprerjen kolektive të energjisë për konsumatorët, faturimin afrofe, rritje të humbjeve në rrjet dhe mosrealizimin e investimeve.