Haxhinasto prej Gaianin, diskutime rreth TAP dhe linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Itali

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto takoi sot ambasadorin e Italisë në Tiranë Massimo Gaiani. Në takim u diskutua për intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e energjetikës dhe çështje të tjera në ekonomi.Në vijim të nënshkrimit pak kohë më parë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë lidhur me projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP), u diskutua për përfundimin e marrëveshjes ndërqeveritare mes tre vendeve lidhur me angazhimet konkrete të palëve në këtë projekt, planifikuar të firmoset në muajin shkurt.Një tjetër çështje e fushës energjetike që u diskutua në takim, ishte dhe investimi në linjat e interkonjeksionit Shqipëri-Itali si dhe interesi i shprehur rishtas nga investitorë të tjerë në këtë projekt, i cili mendohet të ndërtohet paralel me gazsjellësin e TAP-it.Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për realizimin e mundësive të bashkëpunimit në investime të tjera në fushën e energjisë, veçanërisht në projekte si ato mbi lumin Vjosë, etj.