Dokumente të rralla për Kongresin e Lushnjes

Është publikuar sot  pena dhe vula origjinale me të cilët është shkruar dhe vulosur akti kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë në Kongresin e Lushnjes. Gjithashtu janë publikuar edhe qindra materiale dokumente, artifakatet e fototeka të cilat nuk njiheshin më parë por që tashmë ekspozohen për publikun.Ky është 93-vjetori i Kongresit të Lushnjes në të cilën është zgjedhur edhe këshilli i lartë prej 4 vetash dhe më pas kryeministri Sulejman Delvina. Për të ardhur deri në këtë përvjetor, dokumentet nuk janë të shumta, një pjesë e tyre janë shkruar e ruajtur vetëm në sistemin komunist.Por të sjellë ndërmend atë ngjarje historike arkivi i shtetit, bibloteka kombëtare kanë ekspozuar në muzeun historik  rreth 200 dokumente si dhe botime të panjohura më parë.Nevlila Nika tregoi për këto dokumente të rralla origjinale në kohën mbi veprimtarinë dhe kontributin e këtyre delagatëve. Foto të shkrepura në shtëpinë e Kaso Fugës ku ky Kongres nisi punimet.Duke përshëndetur këtë ekspozitë të veçantë Ministri i MTKRS-së Aldo Bumçi tha se ka një projekt tjetër për këtë përvjetor të kongresit, ngritjen e monumenti në Lushnje në nder të këtij kongresi që ruajti një rol kyç 93 vite më parë.