Rama:21 Janari, plagë e hapur ku gëlon infeksioni i padrejtësisë

Kryetari i Partisë Edi Rama është shprehur se 21 Janari është jo vetëm është një plagë e hapur për të gjithë shqiptarët  por mbi të gëlon infeksioni i padrejtësisë.Duke folur në ceremoninë përkujtimore për 2 vjetorin e ngjarjeve të 21 Janarit, Rama theksoi se vrasjet në bulevard  janë pasuar nga rivrasjet në procesin gjyqësor për zbardhjen e kësaj ngjarje.“21 Janari ndan dy botë, për qeverinë dhe të qeverisurit. Drejtësia për "21 janarin" nuk u duhet vetëm familjeve të viktimave. Shqipëria që kemi është pjesë e mungesës së drejtësisë.  Nuk kemi asnjë iluzion që vetëm largimi i pushtetit që vrau, mund të afrojë ditën e drejtësisë.  Shqipëria që duam, do të rilindë përmes sensit të drejtësisë në qeverisje” theksoi Rama.