ERE vendos sot për licensën e CEZ-it dhe për administratorin e ri

Enti Rregullator i Energjisë pritet të vendosë sot për heqjen e licencës së kompanisë “CEZ Shpërndarje”.Në një njoftim të saj, ERE theksoi se në mbledhjen e bordit do të vendoset për heqjen e licencave të CEZ-it, për shpërndarjen e energjisë dhe furnizimin me pakicë.Gjithashtu, ERE pritet të publikojë sot edhe emrin e administratorit të ri shtetëror i cili do të menaxhojë sistemin e shpërndarjes derisa licenca ti kalojë një subjekti tjetër.Në mbledhjen e kaluar ERE mori në shyrtim 5 kandidaturat për vendin e administratorit që do të marrë menaxhimin e kompanisë CEZ shpërndarje. Pesë kandidaturat për postin e administratorit janë ish-drejtori i OSSH, Sahit Dollapi,  Rezart Isufi, Genc Gjeorgjani, Artan Topi dhe Agron Seferi.Gjithashtu ERE ka miratuar edhe rregulloren për mënyrën e përzgjedhjes së administratorit dhe mënyrën se si do të funksionoj CEZ  nëse i hiqet licensa.Rregulloja përmban sa do vazhdojë  administrimi i CEZ nga një administrator deri sa të gjendet një zgjidhje.  Sipas rregullores brenda 10 ditëve administratori merr në dorëzim kompaninë dhe më pas duhet të marrë masa për përmirësimin e situatës.