Situata në Preshevë, ambasadori shqiptar në Beograd thirret në MPJ

Thirret për konsultime në Ministrinë e Jashtme ambasadori I Shqipërisë në Beograd Shpëtim Çaushi.Sipas informacione, ambasadori Çaushi është thirrur për konsultime në Tiranë pas  largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së dhe tensionit të situatës në Luginën e Preshevës.Gjithashtu mësohet se si pasojë e situatës së tensionuar në Luginën e Preshevës është shtyrë edhe vizita e ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo në Beograd.Ndërkohë në një deklaratë të saj, Ministria e Jashtme theksoi dje se heqja e monumentit të dëshmorëve nga xhandarmëria serbe, në mënyrë të njëanshme, dhe duke injoruar dialogun e nisur mes autoriteteve lokale dhe qendrore nën kujdesin e faktorit ndërkombetar është një tjetër dëshmi e një politike diskriminuese dhe agressive e autoriteteve të Beogradit kundrejt pakiceës shqiptare në Serbinë e Jugut."MPJ e dënon ashpër këtë akt dhe i bën thirrje faktorit ndërkombëtar, të reagojë menjëherë në mbrojtje të të drejtave të pakicës shqiptare në Serbinë e Jugut. MPJ u bën dhe një herë thirrje autoriteteve lokale në Luginën e Preshevës dhe popullsisë atje të përmbahen kundrejt këtyre provokimeve në vazhdimësi, duke i mbështetur plotësisht ata në kauzën e tyre, se askush nuk do të mund të mohojë a tjetërsojë luftën e drejtë për lirinë dhe të drejtat njerëzore që u bë ndaj regjimit antishqiptar serb" thuhet në deklaratën e MPJ-së.