Tiranë, rrëzohet pema, 1 i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2013, 14:52
Një person është plagosur mesditën e sotme në kryeqytet si pasojë e rrëzimit të një peme.Ngjarja ka ndodhur të 9 katëshet në Tiranë ku një pemë është rrëzuar dhe për pasojë ka zënë poshtë një person.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë një zjarr ka përfshirë një biznes privat në autostradën Tiranë-Durrës.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.Drejtori i zjarrëfikësve Dilaver Laç ka deklaruar se zjarri sihte me përmasa serioze dhe për shuarjen e tij u angazhuan tre zjarrëfikëse.Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit në godinë ndërkohë që raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.