Rivishet kurora e gjelbër e Shkodrës, Bejko: Stop prerjes pa kriter të pyjeve

Shkodër- Pas Lurës, edhe Qarku i Shkodrës do të rivishet me Kurorën e Gjelbër. Nisma është e Ministrisë së Mjedisit pas dëmtimeve që ka pësuar kjo kurorë vitet e fundit.Zv/ministrja, Diana Bejko, ka sqaruar se një fond i posaçëm prej 5 milion eurosh do të akordohet për ripyllëzimin e disa zonave të mbrojtura, ku pritet të përfitoje mali i Taraboshit, Velipoja dhe zona e Malësisë së Madhe.Bejko hedh poshtë argumentat e bashkisë Shkodër se është gjobitur padrejtësisht, pasi nuk ka një pikë për grumbullimin e inerteve.Gjatë viteve të fundit janë prerë dhe djegur qindra-mijëra ha pyje edhe në zona të mbrojtura, duke i shkaktuar vendit një dëm të madh për ekosistemin.Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, sipërfaqja pyjore e vendit tone, që llogaritet në rreth 1 milion hektarë, po kërcënohet seriozisht nga erozioni, pasojë e shfrytëzimit pa kriter.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter