Aksident në aksin Fier-Patos, humbet jetën një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2013, 18:17
Një aksident me pasojë një person të vdekur, ka ndodhur pasditen e sotme në në aksin rrugor Fier-Patos.Një automjet i tipit “Benz”, në të cilin udhëtonin katër persona, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin si pasojë e shpejtësisë së madhe.Nga ky aksident ka humbur jetën Refat Resuli, dhe kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë.Të plagosurit, njëri prej të cilëve është vëtë drejtuesi i mjetit janë shoqëruar me urgjencë për në spital ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vëndin e aksidentit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.