Lushnje, hidhet nga pallati një 52-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2013, 18:46
Një 52-vjeçar tenton ti japi fund jetës.52-vjeçari, Agron Myftari, nga qytyeti i Lushnjes ka tentuar ti japë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.Menjëherë ,autori Agron Myftari, është dërguar në spitalin e qytetit të Lushnjes nga të afërmit e tij por sipas mjekëve të këtij spitali, ndodhet në rrezik për jetën dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet.Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së qytetit të Lushnjes të cilat po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.