"Pallati i Dimrit" sjell intrigat e Katherinës së Madhe

Për  herë të parë, çirret maska e intrigave dhe pabesive të historisë së ngritjes së një  pushteti në mënyre të pamëshirshme nga perandoresha e Rusisë e njohur si Katherina e Madhe.  Historia e pabesueshme vjen nëpërmes syrit të një vazje e cila ishte e përgatitur për të qenë spiune e Perandorisë në Rusinë e Shek të VIII. Me titull "Pallati i Dimrit", romani i autores EVA Stachnia, vjen i përkthyer në shqip për të shoqëruar lexuesin në  netët e dimrit.Në një javë ku përparësi kanë romanet  për shkak të numrit të tyre, në stendat e librit  ngjitet edhe "Princesha prej akulli "e Camilla Leckberg, e cila sjell historinë e një vajze  që kthehet në qytetin e lindjes pas fatkeqësive të ndodhura..."Zëri i zemrës", një libër i shkruar me dashuri nga shkrimtarja e njohur angleze, Barbara Taylor Bradford  rrëfen një histori pasioni ku gërshetohen të vërteta dhe të fshehta munduese.Një punim me interes të veçantë  shkencor që i shtohet botimeve të prehistorisë shqiptare  vjen nga Qëndra  e studimeve Albanologjike e cila është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.Një libër interesant vjen edhe për femrat mbi të 30-at, me këshilla të cilat duhet gjithmonë ti ketë parasysh për të qenë gjithmonë në formë.Ndërsa për fëmijët por  edhe për të rriturit që besojnë në botën e ëndërrave...Zhyl Vern, shkon "Rreth Botës për 80 ditë" edhe pse e pabesueshme, libri vjen nga një prej autorëve  që krijoi besimin që në të ardhmen nëpërmjet ëndrrave të tij të besohej në krijimin e miteve shkencore dhe letrare.