Tritan Shehu: PS presione artificiale në këtë periudhë zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në intervistën e tij për RTV “Ora News”, ka folur për fushatën elektorale dhe retorikat e akuzave.Bisedën e tij, Shehu e nisi duke folur për heqjen e lapidarit në Luginën e Preshevës. Ai u shpreh se:“Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së, Ishte symbol i rezistencës , simbol i luftës së një popoulli që adhuron demokracinë, simbol i luftës së një populli kundër një regjimi diktatorial. Heqja e tij me dhunë, në kohën kur kishte nisur dialogu mes autoriteteve lokale dhe qëndrore nën kujdesin e faktorit ndërkombëtar,  tregon ato veprime që kryheshin dikur në Kosovë në regjimin e Millosheviçit.Qeveria serbe krijoi një problem që ka hyrë në një spirale që nuk është e lehtë për ta zgjidhur.” U shpreh deputeti i Partisë Demokratike.Ndërsa në lidhje me çështjen e mandateve dhe reagimeve të ditëve të fundit nga ana e Partisë Socialiste për këtë çështje, Tritan Shehu tha: “Ky ishte nje reagim i papritur dhe pa sens i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.”“Problemi i mandateve, është një problem artificial që po krijohet nga kryetari i Partisë Socialiste, për të krijuar një mjergullnajë sikur gjërat nuk po shkojnë mirë, që të justifikojë humbjen e PS-së në zgjedhjet e 23 Qershorit.”“Gjithë këto lëvizje konfuze, vijnë si presion i një rezultati humbës që do të ketë PS-ja në 23 Qershor” theksoi deputeti i Partisë Demokratike, Shehu.Në lidhje me akuzat e njëpasnjëshme që Partia Socialiste po bën ndaj familjarëve të Kryeministrit, Sali Berisha, deputeti i Partisë Demokratike u shpreh: “Është një veprim i qëllimshëm që po luftojnë në mënyrë përsonale, familjarë dhe persona të afërt të kryeministrit , të hedhin baltë pa fakte dhe pa asnjë dosje në Prokurori.”“Partia Socialiste po krijonë presione artificiale në këtë periudhë zgjedhore. Gjërat diskutohen me prova dhe fakte dhe ata n.q.s kanë të tilla le ti çojnë ato në Prokurori.”“Provokimet kanë ardhur gjithmonë nga ana e Partisë Socialiste. Kjo taktikë e ndjekur në Parlamentin Shqiptar, bën pjesë në një taktikë anarkiste për të bllokuar proçesin e integrimit, por që PS-ja nuk do ta arrijë dot.”Në lidhje me koalicionet zgjedhore, Tritan Shehu, theksoi: “Eksperienca e koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka qënë një eksperiencë pozitive, ka qënë një koalicion i qëndrueshëm, efektiv dhe rezultativ.”“Edhe ligji elektoral i bën të domosdoshëm koalicionet. Kaolicioni i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, do të jetë një koalicion i gjerë.”“Qëndra  e të djathtës shqiptare është Partia Demokratike. Motori lëvizës jo vetëm i të djathtës shqiptare por i gjithë politikës shqiptare është Partia Demokratike.”“Me Lëvizjen Socialiste për Integrim, na bashkoi në këtë mandat, vizioni i përbashkët , integrimi i vendit në Bashkimin Europian, mision të cilin Edi Rama e sabotoi, por vetëm përkohësisht.”“Aleanca Kuqezi, janë një grup spekulatorësh të rrezikshëm, të cilët kërkojnë që të krijojnë në Shqipëri përplasje etnike, por nuk gjejnë përkrahje dhe brenda Shqipërisë ata janë të izoluar. Përkrahje ata gjejnë vetëm në Greqi tek “Agimi i Artë”. Aleanca Kuqezi është nën ombrelën e Partisë Socialiste. Forca politike më patriote në Shqipëri është Partia Demokratike, pozicionimi më patriotik është ai i Partisë Demokratike, prandaj dhe vota patriotike qëndron në krahun e Partisë Demokratike.”